
Zyrtare: Jarell Quansah, lojtar i ri i Bayer Leverkusenit
02 korrik 2025
| 12:40
Bayer Leverkusen ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Jarell Quansah nga Liverpooli.
Klubi gjerman ka njoftuar sot se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të ri anglez.
I diplomuari i akademisë së Liverpoolit ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me skuadrën e Bundesligës.
“Bayer 04 Leverkusen ka nënshkruar me lojtarin reprezentues të Anglisë U21 dhe kampion të Evropës, Jarell Quansah”.
“Mbrojtësi qendror i bashkohet klubit të Bundesligës nga kampionët anglezë Liverpool FC, ku ai nënshkroi një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftim.