Zyrtare: Joao Pedro, lojtar i ri i Chelseat

02 korrik 2025 | 16:30

Chelsea ka konfirmuar sot (e mërkurë) zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit të gjithanshëm Joao Pedro nga Brighton. Blutë e Londrës kanë bërë një njoftim në të gjitha faqet e tyre zyrtare për kompletimin e transferimit të yllit brazilian 23-vjeçar.

Braziliani ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare deri në vitin 2032 me “Blutë” dhe thuhet se do të regjistrohet për fazat e fundit të Kupës së Botës për Klube.

“Chelsea është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e lojtarit brazilian Joao Pedro nga Brighton and Hove Albion”.

“Sulmuesi 23-vjeçar ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me “Blutë” që vlen deri në vitin 2033 dhe i bashkohet skuadrës menjëherë përpara çerekfinales së Kupës së Botës për Klube kundër Palmeiras”, thuhet në njoftim.

Transferimi i lojtarit thuhet se do t’i kushtojë Chelseat me një tarifë fillestare prej 55 milionë funtesh (63.55 milionë eurosh) plus 5 milionë funte (5.8 milionë euro) bonuse.

Ndryshe, në dy sezonet që luajti për Brighton, Joao Pedro shënoi 19 gola në Ligën Premier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Vlorë, pasi…