Zyrtare: Luka Modriq largohet nga Real Madridi

22 maj 2025 | 17:10

Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht se kapiteni dhe legjenda e klubit, Luka Modriq, do të largohet nga klubi pas përfundimit të Kampionatit Botëror të Klubeve, që do të zhvillohet nga 18 qershori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të shënojë fundin e një epoke të paharrueshme për mesfushorin kroat në “Santiago Bernabeu”.

Klubi i ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e tij njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Real Madridit dhe të futbollit botëror. Që nga ardhja e tij në vitin 2012, Modriq ka qenë një nga shtyllat kryesore të një prej periudhave më të suksesshme të klubit.

Gjatë 13 sezoneve, ai ka fituar plot 28 trofe: 6 Liga të Kampionëve, 6 Botërorë Klubesh, 5 Superkupa Europe, 4 La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa të Spanjës. Me këtë arritje, Modrić bëhet futbollisti më i titulluar në historinë 123-vjeçare të Real Madridit.

Në aspektin individual, ai ka fituar Topin e Artë në vitin 2018, çmimin “The Best” nga FIFA dhe është shpallur Lojtari i Vitit nga UEFA. Ka qenë pjesë e formacionit më të mirë të FIFA FIFPro në 6 raste dhe dy herë është shpallur mesfushori më i mirë i Ligës së Kampionëve.

Me fanellën e Real Madridit, Modrić ka luajtur 590 ndeshje, duke shënuar 43 gola. Ai ka fituar gjithashtu një Top të Artë dhe një Top të Argjendtë në Botërorin për Klube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një konferencë për…