
Zyrtare: NATO-ja njofton se Rutte do të jetë sekretar i përgjithshëm i saj
26 qershor 2024
| 11:05
Kryeministri në largim i Holandës, Mark Rutte, do të bëhet sekretar i përgjithshëm i NATO-s, k njoftuar të mërkurën aleanca.
Rutte ishte përfolur për një kohë të gjatë si kandidat favorit dhe e gëzonte mbështetjen e shteteve të rëndësishme të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, raporton televizioni “CNN”.
Rumania deri në fund ishte zyrtarisht kundër tij, sepse vetë presidenti i saj ishte në mesin e kandidatëve.