Zyrtare: Qatip Osmani, trajner i Malishevës

30 korrik 2025 | 18:17

Skuadra e Malishevës e ka prezantuar sot trajnerin e ri, Qatip Osmani.

“Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, Qatip Osmani i cili do të udhëheqë skuadren tonë”, ka njoftuar klubi i Superligës.

Njoftimi i plotë nga Malisheva:

🖋 Qatip Osmani është Kryetrajneri i ri i FC Malisheva!

Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, Qatip Osmani i cili do të udhëheqë skuadren tonë.

Qatip Osmani, një nga emrat më të njohur të futbollit në rajon, ka lënë gjurmë të thella në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, duke fituar trofe e duke ndërtuar sukses. Tani, strategu tetovar i bashkohet Malishevës për të udhëhequr ekipin tonë drejt objektivave të reja.

Mirë se vjen kampion, Prof. Qatip! 💙🤍

#fcmalisheva #njëqytetnjëklub

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes një “deti” me lisa të bardhë dhe pishash baltike…