ZYRTARE: Shërohet personi i parë nga COVID-19 në Kosovë

26 mars 2020 | 18:30

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se sot është shëruar pacienti i parë me Covid-19 në Kosovë.

Ministri Vitia, po ashtu ka pohuar se sot janë konfirmuar edhe 8 raste me coronavirus duke çuar kështu numrin në 79,

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri Vitia në Facebook.

Ministri Vitia ka falënderuar personelin shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhët në institucionet shëndetësore në Kosovë.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë distancë njëri me tjetrin për dy metra.

Të dashur qytetarë,Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89…

Gepostet von Arben Vitia am Donnerstag, 26. März 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive paralajmëroi se…