Zyrtare: Shqiptarët kanë tre deputetë në Kuvendin e Serbisë

02 korrik 2020 | 15:52

Shqiptarët e Luginës së Preshevës zyrtarisht kanë tre përfaqësues të tyre në Kuvendin e Serbisë. Ish-kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili tash e tutje pritet të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë, ka bërë të ditur se koalicioni i partive shqiptare përfundimisht ka arritur të sigurojë tri mandate në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka thënë se ky sukses i partive shqiptare në Luginë ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit mes partive shqiptare me Tiranën zyrtare dhe përkrahjes edhe nga Prishtina.

Ai ka thënë se kjo ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët.

“Tre mandate për deputetë të siguruara tashmë nga ‘ADSh- Lugina e Bashkuar’, si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjes së Prishtinës. Ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët”, ka shkruar Kamebri në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar familjen…