Zyrtarë të lartë evropianë nisen drejt Kievit

08 prill 2022 | 10:13

Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Josep Borrell, janë nisur drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, për të takuar presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelensky.

Kjo njëherësh është vizita e parë e liderëve të Perëndimit prej publikimit të imazheve për mizori në qytezën ukrainase, Buça.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, janë nisur me tren nga qyteza polake, Przemysl, vetëm 13 kilometra nga kufiri ukrainas.

Hapësira ajrore mbi Ukrainë është e mbyllur për udhëtime ajrore, për shkak të luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Një nënë lindi binjakë, gjersa gjatë 24 orëve të fundit…