Zyrtare: Ter Stegen huazohet te Girona
21 janar 2026
| 11:05
Portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, e vazhdon karrierën te Girona.
Ky klub të mërkurën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për huazimin e portierit me përvojë. Marrëveshja është e vlefshme deri në fund të edicionit aktual.
Ter Stegen për kohë shumë të gjatë ishte portier i parë i Barçës. Por pas lëndimit mbeti jashtë planeve, ndërsa nuk u pajtua që të jetë vetëm rezervist. Së fundi madje ishte portieri i tretë i Barcelonës, pas Joan Garcias dhe Ëojciech Szczesnyt.
33-vjeçari është pjesë e Barcelonës prej vitit 2014.
Ai shpreson të ftohet nga Gjermania për Botërorin e këtij viti dhe për këtë arsye vendosi që të huazohet te skuadra ku pritet të jetë portieri i parë.
Girona është e 11-ta në La Liga me 24 pikë.



