
Zyrtare: Tifozët do të rikthehen në Premierlig
06 maj 2021
| 09:35
Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar se tifozët do të rikthehen në stadium në dy xhirot e fundit.
“Tifozët pritet të jenë në gjendje të rikthehen në stadiume nga 17 maji në kapacitet të kufizuar, në pritje të vendimit të qeverisë i planifikuar për kushtet e Hapit të 3-të, i cili do të bëhet publik më 10 maj”, thuhet tutje në njoftim.
Klubet e Premierligës do të kujdesen edhe për sigurimin e mjediseve nga Covid-19.