
Zyrtare: Xabi Alonso emërohet trajner i Real Madridit
25 maj 2025
| 12:28
Tanimë është zyrtare, Xabi Alonso është trajneri më i ri i Real Madridit pas largimit të Carlo Ancelottit.
Ish-mesfushori spanjoll si futbollist ka lënë gjurmë në Santiago Bernabeu, derisa tani është rikthyer në rolin e trajnerit të ekipit të parë pas suksesit te Bayer Leverkusen.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit madrilen që ka njoftuar se Alonso tanimë ka marrë drejtimin e klubit dhe të hënën me fillim nga ora 12:30 do të ketë konferencën për shtyp dhe prezantimin e tij.