Zyrtare: Zgjedhjet parlamentare mbahen më 28 dhjetor

20 nëntor 2025 | 13:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 28 dhjetorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Caktimi i kësaj date, ka ardhur pas takimit të Osmanit me liderët e partive politike dhe pas shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

‘‘Data 11 janar është përjashtuar si mundësi. Te dy datat e mbetura, 21 dhe 28 dhjetor. Partitë politike janë deklaruar kryesisht për këto dy data. 8 parti janë deklaruar për 28 dhjetorin, 5 parti për parti për 21 dhjetor, kurse tri parti kanë thënë se cilado nga këto data është në rregull. Praktikisht kam vlerësuar se data 28 dhjetor është data që kam vlerësuar se mbetet data e vetme e mundshme sado që edhe kjo datë paraqet sfida për KQZ’’, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është tërhequr shorti për play-offin e Kupës së Botës 2026.…