Zyrtarët amerikanë dhe francezë bisedojnë për Iranin

23 janar 2018 | 18:27

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është takuar me ministrin e jashtëm franecz, Jean-Yves Le Drian, derisa administrata e Shteteve të Bashkuara po i vazhdon përpjekjet për t’i bindur aleatët evropianë për shqyrtimin e “të metave” në marrëveshjen atomike të Iranit me fuqitë botërore.

Para takimit me Tillersonin në Paris, Le Drian deklaroi se nënshkruesit e marrëveshjes madhore të vitit 2015, me të cilën kufizohet programi atomik iranian në këmbim për lehtësim të sanksioneve, “duhet të mbesin në fjalët e tyre”.

“Ky është parim themelor për të cilin ne jemi shumë të vendosur, kjo është mbështetje e marrëveshjes”, ka thënë ministri francez, duke shtuar se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike e Kombeve të Bashkuara, ka thënë se Teherani po bashkëpunon me këtë marrëveshje.

Pas takimit të djeshëm në Londër, me zyrtarët e lartë britanikë, përfshirë kryeministren, Theresa May, sekretari Tillerson ka thënë se Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania, kanë “pikëpamje të përbashkët se ekzistojnë disa fusha të marrëveshjes ose disa fusha të sjelljes së Iranit, që duhet të shqyrtohen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk ndjehet…