Zyrtarët amerikanë: Raketat ruse, shkallë dështimi 60 për qind

25 mars 2022 | 08:30

Raketat ruse kanë një shkallë dështimi deri në 60 për qind, kanë pohuar shumë zyrtarë të paidentifikuar amerikanë në një raport të “Reuters”-it.

Dështimet mund të shkaktohen nga çdo gjë, duke filluar nga pamundësia për të nisur e deri te dështimi për të shpërthyer në goditje, shkruan BBC.

Norma e raportuar, e cila nuk është verifikuar diku tjetër, mund ta shpjegojë luftën e Rusisë për ta ruajtur vrullin në pushtimin njëmujor.

Sipas ShBA-së, Rusia ka lëshuar të paktën 1 100 raketa që nga fillimi i luftës.

Ata nuk kanë thënë se sa kanë goditur objektivat e tyre dhe a kanë shpërthyer me sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden gjatë ditës së sotme do ta…