Zyrtarët e Eurostat-it vizitojnë ASK-në

12 qershor 2025 | 13:06

Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) po qëndron një delegacion i Eurostat-it në një vizitë pune për të parë dhe vlerësuar zhvillimet e fundit në ASK.

Përfaqësuesja e Eurostat-it, Ellen Cathrine Kiosterud nga drejtorati B i Eurostatit u takua me drejtorin ekzekutiv, Avni Kastrati, së bashku me udhëheqës të njësive përkatëse të ASK-së.

Sipas programit, diskutimet do të fokusohen tek implementimi i standardeve që kërkohen sipas praktikave më të mira (Kodit të Praktikave të Statistikave Zyrtare), bashkëpunimit, si dhe për procesin e vlerësimit “Peer Review” që do t’i bëhet ASK-së nga ana e Eurostat-it gjatë këtij viti.

Po ashtu, diskutimet do të fokusohen edhe në Regjistrimin e Popullsisë 2024 (publikimi i të dhënave), rolin e koordinimit në ASK; trajnimet e brendshme të burimeve njerëzore, ngritjen e kapaciteteve; IT dhe mbrojtjen e të dhënave personale, cilësinë etj.

Zyrtarët e Eurostat-it do të takohen me zyrtarë të ASK-së nga njësitë e ndryshme, duke përfshirë njësitë e tregut të punës, metodologjisë, statistikave demografike, statistikave ekonomike, llogarive kombëtare, statistikave të bujqësisë dhe mjedisit, si dhe përgatitjeve për Regjistrimin e ardhshëm të Bujqësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet lokale do të mbahen këtë vit më 12 tetor…