Zyrtarët e PDK-së takojnë grupin e këshilltarëve të Bundestagut gjerman, flasin edhe për zgjedhjet e parakohshme

22 maj 2024 | 15:55

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, së bashku me nënkryetarin e Kuvendit, Enver Hoxhaj dhe deputeten Eliza Hoxha, kanë takuar grupin e këshilltarëve të Bundestagut gjerman, me të cilët kanë diskutuar lidhur me situatën e përgjithshme politike në Kosovë.

“Po ashtu, ne i njoftuam edhe me qëndrimet tona si grup parlamentar për rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përmes të cilave synojmë që vendit t’i japim qeverinë e re të perspektivës euroatlantike dhe zhvillimit ekonomik me kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamzën”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së…