
Zyrtarët e Speciales zhvillojnë takime në Kosovë, përfshirë Prishtinën dhe Zveçanin
25 shtator 2025
| 20:01
Zyrtarët e Dhomave të Specializuara këtë javë kanë qëndruar në Kosovë.
Siç bëhet e ditur, janë zhvilluar takime në Prishtinë dhe Zveçan.
“Në lajme të tjera, ekipi për komunikim dhe ndërgjegjësim i Dhomave të Specializuara këtë javë u takua me anëtarë të komunitetit vendor në Zveçan, si dhe me studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe gazetarë në Prishtinë. Pothuajse çdo muaj, një ekip i Dhomave të Specializuara takohet me përfaqësues të shoqërisë civile në pjesë të ndryshme të Kosovës për të shpjeguar mandatin e Gjykatës, për t’u dhënë informacion të përditësuar për proceset dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre”, tha zëdhënësja Angela Griep.