Zyrtarët policorë gjetën një portofol në rrugë, identifikuan pronaren dhe ia kthyen asaj portofolin
30 dhjetor 2025
| 14:33
Në orët e pasdites të datës 29 dhjetor 2025, derisa një njësi policore ishte duke patrulluar këmbë, në rrugën “Vesli Klark” në Vushtrri, kishte gjetur një portofol në të cilën kishte pasur një shumë të parave, kartela bankare si dhe dokumente të ndryshme.
Policia ka arritur që ta identifikojë pronaren e portofolit dhe pas verifikimeve të nevojshme, portofoli i është kthyer pronares.



