Zyrtari i DASh-it takohet me anëtarët e OEAK-ut, diskutojnë për zgjerimin e tregtisë Kosovë-ShBA
09 dhjetor 2025
| 13:07
Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) është takuar me Lyn Debevoise, zëvendësdrejtor për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit, Debevoise ka shprehur interesimin për të dëgjuar drejtpërdrejt nga bizneset që veprojnë në Kosovë, ka njoftuar OEAK-u.
“Diskutimi u fokusua në diplomacinë tregtare dhe mundësitë e reja për zgjerimin e tregtisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, duke theksuar potencialin në rritje të tregut tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e lidhjeve ekonomike dypalëshe”, ka njoftuar OEAK-u.



