
Zyrtari i lartë amerikan i mbrojtjes zbarkon në Kosovë në vizitën e tij të parë
01 gusht 2025
| 15:14
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Mbrojtjes për Politikën Evropiane dhe të NATO-s, David Baker po qëndron në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.
Lajmin e ka bërë me dije Ambasada amerikane në Kosovë. Ai është pritur në takim nga e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë vizitës së tij, Baker do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm në mbrojtje ShBA-Kosovë dhe përpjekjet e përbashkëta për të promovuar sigurinë rajonale.