
Zyrtari policor vret një person në Graçanicë
07 maj 2022
| 18:16
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në rrethana ende të pasqaruara ka vrarë një person në fshatin Gushticë e Poshtme të Gracaniçë, komunë kjo në periferi të Prishtinës.
Rastin e vrasjes me armë zjarri e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia po ashtu ka konfirmuar se polici i dyshuar për vrasjen është arrestuar dhe se ndaj kanë filluar hetimet nga hetuesit policorë si dhe Inspektorati Policor i Kosovës.