Zyrtarisht, Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë të divorcuar

15 prill 2019 | 14:47

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë zyrtarisht beqarë. Pas thuajse tre vitesh që nga momenti që shpallën ndarjen, çifti finalizoi divorcin.

Në mars filluan të qarkullonin fjalë se çifti kërkoi një vendim të atillë që i lejonte të diskutonin kushtet e divorcit (fëmijët, asetet) pa u konsideruar të martuar.

Burime pranë tyre thonë se Pitt dhe Jolie zgjodhën këtë rrugë sepse ishin gati të bënin përpara, jo sepse u motivuan nga lidhje a martesa me të tjerë.

Në janar u përfol se Pitt dhe Charlize Theron po dilnin bashkë. Thuhet se dyshja u takua si meritë e mikut të tyre të përbashkët, Sean Penn.

Ndërsa për Jolie, një herë u tha se po del me një miliarder britanik me banim në Londër dhe një herë u tha se po rindez romancën e para 15 vitesh me Colin Farrell.

Mund të shprehim me siguri se Jolie dhe Pitt janë të divorcuar, por për sa i përket lidhjeve të reja, na mbetet të presim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vijon faza çerekfinale e “play-off”-it në NBA, me Houston që…