Zyrtarizohen katër kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën e ‘play-off’-it
18 nëntor 2025
| 23:11
Kombëtarja e Kosovës ka arritur kualifikimin historik në ‘play-off’ të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
‘Dardanët’ gjatë kampanjës kualifikuese luajtën në Grupin B së bashku me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.
Në këtë cikël kualifikues ata morën tri fitore, dy barazime dhe një humbje, pra, gjithsej 11 pikë duke zënë vendin e dytë pas Zvicrës lidere.
Tashmë janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën e ‘play-off’-it e cila do të nis në muajin mars.
Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në ‘play-off’ janë: Polonia, Republika Çeke, Uellsi dhe Sllovakia.
Kujtojmë se shorti që do të vendos se kush do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Kosovës do të mbahet ditën e enjte./Telegrafi/



