
Zyrtarja e AKR-së kërkon nga Kurti të futet në karantinë në Qendrën e Studentëve
Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe zyrtarja e lartë e AKR-së, Rejhan Vuniqi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas dyshimeve se ka pasur kontakt me një të prekur nga Coivid-19, do të ishte mirë që ai të karantinohet në Qendrën e Studentëve dhe jo në banesën e tij.
“Nga sot, kryeministri në detyrë paska shkuar në vetizolim në banesën e tij, për shkak të dyshimeve se mundë të jetë i infektuar me COVID-19, pra nga sot ai do t’i kryejë punët shtetërore nga distanca, online.
Si kryeministër i zgjedhur ‘nga populli’ dhe ‘për popullin’ ndoshta do të ishte mirë që edhe ai të shkonte në Qendrën e Studentëve që të karantinohet dhe të bashkëndjejë ‘me popullin’. Bilës tani do ta kishte më të lehtë sepse kohëzgjatja e qëndrimit është vetëm 7 ditë dhe nuk është më 14 ditë siç ishte deri para disa ditësh. Jam e sigurt që me këtë veprim do të fitonte edhe më shumë simpati ‘nga populli’. Shëndet!”, ka shkruar Vuniqi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)
https://www.facebook.com/rejhan.vuniqi/posts/2707945626109014