Zyrtarja e BE-së thotë se ka mbledhur mbi 16 mijë nënshkrime për liberalizim të vizave

23 qershor 2022 | 14:17

Këshilltarja e Bashkimit Evropian (BE), Kati Schneeberger, ka bërë me dije se deri tani janë bërë mbi 16 mijë nënshkrime në peticionin e nisur nga ajo për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Tani është koha e liberalizimit të vizave për Kosovën. Stop diskriminimit të padenjë! Stop izolimit të Kosovës!”, ka shkruar Schneeberger në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ajo ka treguar se i ka dërguar një letër presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilit i ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe i ka dërguar peticionin me nënshkrime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nuk do të votoj pro tërheqjes e as kundër tërheqjes…