148 zyrtarë policorë janë invalidë të luftës

08 Shkurt 12:46

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka bërë me dije se janë rreth 148 zyrtarë  policorë që u janë lëshuar vendimet për njohjen e invaliditetit.

“Janë rreth 148 zyrtarë policorë të cilëve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale u është lëshuar vendimi për njohjen e të drejtës për pension të invalidëve të UÇK-së. Në vendime u është përcaktuar shkalla e invaliditetit të ndryshëm dhe dallon shkalla nga njeri tek tjetri. Pozitat të cilat mbajnë këta zyrtarë brenda Policinë e Kosovës, variojnë duke filluar nga pozitat administrative, operative, hetuese, të specializuara dhe menaxhuese. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është duke hetuar dhe Policia e Kosovës do të veproj konform rekomandimeve që do të jepen nga IPK-ja”, ka deklaruar Sefaj, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Për shkak të vizitës së kryeministrit Ramush Haradinaj në ShBA,…