>

Afaristët shqiptarë në Kanada, faktor i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve strategjike

05 mars 16:36

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, në kuadër të vizitës së tij në Toronto të Kanadasë, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka takuar një grup udhëheqësish të bizneseve të suksesshme në këtë qytet dhe rrethinë.

Me përfaqësues të rreth 12 bizneseve nga fusha të ndryshme, Gashi ka bashkëbiseduar për projektet e Ministrisë së Diasporës rreth tërheqjes së investimeve nga jashtë, si dhe i ka informuar ata për prezantimin e Kosovës në konventën më të madhe të minierave në botë, P.D.A.C. 2018.

Grupi i afaristëve, duke falënderuar për vizitën, ka përgëzuar delegacionin nga Kosova për prezantimin në këtë konventë.

Ata kanë treguar për projektet investive që kanë ndërmarrë në Kosovë, duke kërkuar edhe përmirësimin e kushteve për investime në atdhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, i cili i…