Ambasadori gjerman: Anulimi i Speciales, dëmton marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë

22 dhjetor 20:26

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka paralajmëruar se nëse deputetët vendosin për anulimin e Gjykatës Speciale, Kosova mund t’i dëmtojë marrëdhëniet me miqtë e saj ndërkombëtar.

Heldt ka thënë se Gjykata Speciale është pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Angazhimi në sundimin e ligjit është një gurthemel për zhvillimin e Kosovës. Dhomat e Specializuara janë pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit të Kosovës. Çdo përpjekje për të ndryshuar këtë ligj mund ta vendosë Kosovën prapa në kursin e saj euroatlantik dhe të dëmtojë marrëdhëniet me miqtë e saj më të afërt”, ka thënë ambasadori gjerman.

43 deputetë kanë kërkuar që të mbahet sonte seanca e jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ditë më parë me iniciativën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumë qytetarë, por edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë nisur të nënshkruajnë një peticion ku kërkohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka kuorum për të…