Në orën 21:00 sërish mblidhet Kryesia e Kuvendit, temë diskutimi Gjykata Speciale

22 dhjetor 2017 | 20:18

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka kuorum për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare nga LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë dalë nga mbledhja.

Por Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se sonte në orën 21:00 do të mblidhet sërish Kryesia e Kuvendit.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” lidhur me deklaratat që po qarkullojnë në vend për Gjykatën Speciale.

Një ide të tillë Delawie e ka cilësuar ide të tmerrshme. “Ideja për ta ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale mund ta izolojë Kosovën globalisht. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së BE-së ka reaguar ndaj përpjekjeve për…