250 vjet Amerikë

03 korrik 2026 | 20:56

Shkruan: Prof. Agim R. ZOGAJ

Si do të ishte bota pa ShBA-të?

Historia e Deklaratës së Pavarësisë së Amerikës, më 4 korrik 1776 është më tepër se Deklaratë për lindjen e Amerikës. Kjo, sepse, me atë Deklaratë u lind filozofia për kuptimin e lirisë, si e drejtë universale për secilin njeri, u lind, koncepti për demokracinë, për, rolin dhe përgjejgësinë e Qeverisë, fuqinë e sovranit, popullin! Deklarata e Pavarësisë së Amerikës e 4 korrikut 1776, tekstualisht theksonte se, të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, pra, në veçanti në lidhje me çështjen e lirisë, lirive, asnjë njeri, asnjë komb nuk do të duhej të kishte supremacion ndaj të tjerëve! Ndërsa, Qeveritë, marrin legjitimitetin e tyre nga pëlqimi i të qeverisurve. Burimi i pushtetit, gjithnjë sipas Deklaratës së Pavarësisë së Amerikës është populli, sovrani. Ndërsa, askush, asnjë udhëheqës, prijës, institucion nuk mund dhe nuk duhet të ketë pushtet të pakufizuar. Kjo sepse, sipas interpretimit të Deklaratës së Pavarësisë së Amerikës, nëse pushteti mbetet pa kufij, atëherë, rrezikon që, ai pushtet, cilido që të jetë, çfarëdo ideologjie e sistemi politik që të ketë, mund të shndërrohet në diktaturë, për më keq , në tirani! Në fakt, askush nuk do të duhej të kishte pushtet të pakufizuar. Prandaj, në sistemin politik, kushtetues të ShBA-së, historia e shoqërisë amerikane, historia politike, qeveritare, nuk ndërlidhen me asnjë emër të cilit do lider, dje sot dhe nesër, por ndërlidhet me emrin e institucionit përkatës shtetëror, qeveritar etj. Pra, në sistemin amerikan, që nga Deklarata e Pavarësisë, besnikëria ndaj ligjit, shtetit, është më e fuqishme, më kuptimplot, më përmbajtësore dhe më e ligjshme sesa cilado, apo çfarëdo besnikërie ndaj liderit! Në këtë kuptim, demokracia amerikane, pra, edhe dmeokracia e sotme liberale, nuk mbështetet në heshtje, në oportunizëm, në nënshtrim, por, mbështetet tek liria e shprehjës, liria e debatit, ballafaqimi i idevere, pikëpamjeve, thënë më qartë, tek liria për të kundërshtuar, për të kërkuar zgjidhjen, ofertën më të mirë. Kjo është ajo që, sot e disa dekada, pas shembjes së komunizmit, në botën postkomuniste i themi, pluralizmi politik, mendja e hapur.

Amerika në Shqipëri dhe në Kosovë

Gjithsesi, edhe sot kur, jo vetëm shteti amerikan, ShBA-të e kremtojnë 250 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Amerikës, ne kuptojmë se historia nuk është thjeshtë një e kaluar , por në të njëjtën kohë është edhe një dimension i të sotmes. Shënimi i 250 vjetorit të themelimit të Amerikës, i Deklaratës së Pavarësisë, para qytetërimit të sotëm universal është reflektim i fuqishëm për lirinë, për të drejtat e njeriut, si dimension mbarënjerëzor. Është, kujtim, kuptim, histori, kujtesë jo vetëm amerikane, edhe për damokracinë e sotme liberale, e cila, për shkak të përplasjeve, jo vetm ideologjike, të gjeopolitikave, të luftërave për tregje të reja, edhe për pushtime të territorreve, po i gërmojnë themelet e kësaj demokracie liberale. ShBA-të ndërsa, me administratën e Trumpit, fuqishëm, si kurrnjëherë më parë, po e reformojnë politikën botërore, në kuptimin, për të siguruar një botë me vlera të reja në sistemet ekonomike dhe politike ndërkombëtare si dhe në rafshin e sigurisë globale. ShBA-të janë flamurtare të këtij Rendi të Ri Botlror! Nuk e kishte thënë pa arsye, James Madison se, nëse njerëzit do të ishin engjëj, atëherë, nuk do të kishte nevojë për qeveri?!
Ky shënim, festim i 250 vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Amerikës, botën shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën, kombin shqiptar i gjen në një perspektivë të re të bashkëpunimit me ShBA-të, të forcimit të aleancës sonë si komb dhe si dy shtete me aleatin tonë historik, ShBA-të. ShBA, në veçanti pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, e përkrahu fuqishëm rilindjen e kombit shqiptar. I dha përkrahje të madhe, shtetit shqiptar që, ta shëmb sistemin komunist në Shqipëri dhe ta fillojë historinë e re të kombit, me vlerat më të avancuara të sistemit politk të demokracisë amerikane. ShBA-të janë më meritoret që, Shqipëria u bë anëtare e barabartë e NATO-së. ShBA-të e përkrahën luftën e popullit të Kosovës për tu çliruar nga sundimi serb, sllav. ShBA-të janë shteti, kombi i cili, i kërkoi në mënyrë altimative NATO-së, që, gjatë luftës së Kosovës, të bombardohen caqet ushtarake të Serbisë! ShBA-të e përkrahën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në luftën tonë të drejtë, çlirimtare dhe kështu, për herë të parë në historinë e popullit të Kosovës, u krijua aleanca diplomatike dhe ushtarake midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe NATO-së. Aleanca e kombit shqiptar me shtetin, me popullin amerikan, për Shqipërinë dhe Kosovën duhet të jetë e përditëshme, e përmotshme, sepse, në gjeopolitikat e sotme dhe ato që do të mund të vijnë, ne nuk mund të kemi aleat, mik më të madh se popullin amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ku është FC Kosova, aty është Pjetrush Dushi. Legjenda e…