Këshilltari i Trendafilovës pranon se Kosova ka të drejtë ta ndryshojë ligjin për Specialen, por kundërshton nismën

19 nëntor 2026 | 22:32

Mohamed El Zeidy, këshilltar i lartë i kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, pranon se Kosova ka të drejtë ta ndryshojë ligjin për Dhomat e Specializuara, por në analizën e tij shpreh kundërshtime ndaj mënyrës se si institucionet e Kosovës po e ushtrojnë këtë të drejtë.

Në një analizë me titull “Will KosovoCompromise its International Obligations? TheSpecialist Chambers and the New AmendingLaw”, El Zeidy jo vetëm që pranon se Kosova kaautoritetin për të ndryshuar legjislacionin e saj,por konstaton edhe se vendimi ndaj ish-krerëvetë UÇK-së ka shkaktuar reagime të ashpra nëvend.

Megjithatë, në vend që të fokusohet tepakënaqësia e qytetarëve dhe debatet që kanxitur vendimi, këshilltari i Trendafilovës evendos theksin te rreziku që, sipas tij,ndryshimet ligjore mund të paraqesin përraportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Pranon se vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së shkaktoi reagime të ashpra

El Zeidy rikujton aktgjykimin e 16 shtatorit 2026ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, RexhepSelimit dhe Jakup Krasniqit, duke theksuar se aishkaktoi reagime të forta në Kosovë.

Sipas tij, reagimet lidhen me statusin e tëakuzuarve dhe rolin e tyre në luftën përpavarësinë e Kosovës.

Ky konstatim vjen nga një zyrtar i lartë istrukturës së Gjykatës Speciale dhe përbën njëpranim të rëndësishëm se vendimi nuk kaloi pakundërshtime të forta në shoqërinë kosovare.

Katër ish-krerët e UÇK-së u liruan nga të gjithaakuzat për krime kundër njerëzimit, por udënuan për katër pika të krimeve të luftës. Thaçidhe Krasniqi morën nga 25 vjet burgim, Veseli 18vjet, ndërsa Selimi 13 vjet.

Kosova ka të drejtë të ndryshojë ligjin, por El Zeidy paralajmëron kundër kësaj nisme

Një nga pikat më të rëndësishme të analizësështë pranimi se Kosova ka të drejtë të ndryshojëligjet e saj.

El Zeidy shkruan se Kosova është e autorizuar tëndërhyjë në legjislacionin vendor, porkëmbëngul që kjo të bëhet në përputhje meKushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare.

Kundërshtimi i tij kryesor është se ndryshimet epropozuara nga PDK-ja janë ndërmarrë pakonsultime paraprake me Bashkimin Evropian.Sipas tij, kjo mund të krijojë probleme nëpërmbushjen e obligimeve ndërkombëtare tëKosovës.

Ndryshimet e miratuara nga Kuvendi më 6 tetor2026 synojnë kufizimin e kompetencave kohoredhe lëndore të Gjykatës Speciale, si dhendryshimin e disa kompetencave tëmekanizmave të saj gjyqësorë.

Shkrimi i plotë: https://verfassungsblog.de/will-kosovo-compromise-its-international-obligations/

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përfaqësuesi i Platformës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka…