Nait Hasani dhe Xhavit Haliti kujtojnë themelimin e UÇK-së

19 nëntor 2026 | 20:40

Ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani dhe Xhavit Haliti, kanë vizituar varrezat e heronjve në Velani të Prishtinës, ku kanë vendosur lule dhe kanë nderuar figurat e rëndësishme të historisë së rezistencës dhe çlirimit të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, ata kanë përkujtuar Xheladin Gashin – Komandant Plakun, një nga themeluesit e UÇK-së, Adem Demaçin, të cilin e cilësuan si ideolog dhe frymëzues të qëndresës e bashkimit kombëtar, si dhe atdhetarin dhe luftëtarin e bashkimit kombëtar, Jashar Salihun. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nait Hasani ka rikujtuar rëndësinë e 17 nëntorit 1994, duke e lidhur këtë datë me përvjetorin e emërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesazhin e tij, Hasani ka shprehur nderimin për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës, ushtarët dhe kontribuuesit që ndihmuan në funksionimin dhe rritjen e UÇK-së. Ai ka vlerësuar gjithashtu rolin e miqve ndërkombëtarë në çlirimin e Kosovës dhe në përpjekjet për ndërtimin e shtetit dhe vendosjen e paqes në Ballkan dhe më gjerë. Në fund të mesazhit, Hasani ka përcjellë një thirrje nderimi për dëshmorët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Lavdi të rënëve për liri! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e…