Ndalet rryma në Kuvendin e Kosovës, ndërpritet seanca për buxhetin

19 nëntor 2026 | 23:07

Seanca e Kuvendit të Kosovës që po mbahej në orët e mbrëmjes së kësaj së enjteje(19 nëntor), është ndërprerë. Arsye për këtë është ndalja e rrymës.

Në një video të publikuar nga deputeti Ermal Sadiku, shihet se deputetët kanë mbetur në terr, pa informacione se kur do të rinisë seanca.

“Rryma u ndal, sistemi jashtë funksionit, ende duke folur për buxhet”, ka shkruajtur në anën tjetër deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

Seanca ka filluar qysh në orën 12:00, me pyetjet parlamentare e deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vazhduar më pas me pikën për ndarjet buxhetore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë…