NË SHTËPINË BAZË TË UÇK-SË NË STUBËLL TË VITISË
Vizitë historike në Shtëpinë Bazë të UÇK-së, në fshatin Stubëll, te familja Ramaj!
Në shoqërim të dy shokëve të veprimtarisë patriotike e atdhetare dhe të bashkëluftëtarëve, eprorëve të lartë të UÇK-së, Abdyl Bajrami-Rremi, ish-anëtar dhe Shef i G-2 të Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, dhe Gani Neziri-Agimi, ish-anëtar i Shtabit të Brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani” të UÇK-së, isha i nderuar ta vizitoja, bashkë me ta, Shtëpinë Bazë të UÇK-së, në të cilën kishin qëndruar gjatë fillimeve të luftës së armatosur!
Bashkë me ta kishte qenë edhe miku i familjes së Abdylit, ushtari i UÇK-së, tashmë i ndjeri Berat Terziu!
Sipas bisedave që bëmë gjatë vizitës, kjo ishte baza e fundit prej së cilës tre luftëtarët kishin kaluar në luftë dhe në front të hapur kundër forcave ushtarako-policore të Serbisë pushtuese, në Zonën Operative të Karadakut!
I lumtur që më jepet rasti i madh ta bëj publike edhe një shtëpi shqiptare katolike, Shtëpinë Bazë të UÇK-së, në fshatin Stubëll, shtëpinë e Bacës Pal Kolë-Ramaj dhe të zonjës Liza Gjoni-Ramaj, së bashku me fëmijët e tyre, djemt dhe vajzat: 1. Marjanin, 2. Lurden, 3. Gjylën, 4. Albertin, 5. Gjergjin, 6. Kristën, 7. Marien, 8. Terezen dhe 9. Danielin!
Kjo Shtëpi Bazë e UÇK-së është shtëpia e familjes Ramaj, familje e cila është pronare e firmës Elektro Stublla!
Nderim e mirënjohje të gjithë atyre familjeve shqiptare që, në ditët më të vështira të luftës së armatosur çlirimtare, hapën dyert e shtëpive të tyre për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u bënë pjesë e pandashme e rrugës drejt lirisë, çlirimit dhe Pavarsisë së Kosovës nga Serbia pushtuese!
Ish- Zëdhënësi i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 4 Korrik 2026!



