KOMUNIKATA NR.11 NGJARJA MË E RËNDËSISHME E KOMBIT

18 nëntor 2026 | 18:55

Ismet Sylejmani

Gjysëm shekulli populli shqiptar nuk i ndali për asnjë çast përpjekjet dhe luftën e tij për liri e çlirim, ndërsa breza të tërë atdhetarësh, patriotësh, veprimtarësh dhe revolucionarësh e mbajtën të gjallë idealin kombëtar, edhe përballë burgjeve, përndjekjeve, dhunës dhe represionit jugosllavo-serb për të arritur deri te 17 Nëntor historik të 1994-ës, atëherë kur erdhi çasti i madh, dalja në skenën e informimit masiv te dokumentit të parë të UÇK-së, Komunikata Nr. 11!

Komunikata Nr. 11 solli sihariqin e jashtëzakonshëm të emërtimit dhe të organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shënuar një kapitull të ri në rrugëtimin e gjatë të luftës për liri të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi!

Nga kundërshtimi i Heroit të Kuvendit të Kosovës Ramiz Cërnica në Kuvendin e Prizrenit, më 8 Korrik 1945, deri te vendimi historik i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, më 17 Nëntor 1994 në Aarau në Zvicërr, qëndron një trajkëtore e gjatë e përpjekjeve kombëtare për çlirim dhe Pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Që nga përfundimi i Luftës Nacional-Çlirimtare të LBD-së dhe 8 Korrikut të vitit 1945, kur Tribuni i Kombit, Ramiz Cërnica, në Kuvendin historik të Prizrenit, kundërshtoi aneksimin e Kosovës nga Serbia, e deri më 17 Nëntor 1994, kishin kaluar plot 49 vjet pritjeje, qëndrese, përpjekjesh dhe heroizmash sublime e mbinjerëzore për liri!

Nga fjalimi i madh kundërshtues i vitit 1945, te komunikata e vitit 1994, ideali i lirisë vazhdoi të jetonte, në mënyrë permanente derisa mori një formë të re organizimi dhe veprimi me emrin historik, USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS – UÇK!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 18 Nëntor 2026!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, është deklaruar lidhur me rastin e…