Reagon shefja e BE-së: Shfuqizimi i ligjit të Speciales tmerrues dhe ekstremisht i dëmshëm

22 dhjetor 2017 | 20:18

Shefja e Zyrës së BE-së ka reaguar ndaj përpjekjeve për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale. Ajo ka thënë se kjo përpjekje është tmerruese.

“Iniciativa e Kuvendit të Kosovës për ta Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është tmerruese dhe ektremisht e dëmshem. Një veprim i tillë do të rrezikojë fjithë punën që është bërë viteve të fundit në sundimin e ligjit dhe drejtësisë dhe do të minojë të gjithë ata që janë ngritur për ti dhënë fund mosndëshkueshmërisë”, ka shkruar Apostolova në profilin e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, pas…