Bach: Gjithçka gati për Olimpiadën, presim vetëm ceremoninë e hapjes

08 Shkurt 13:55

Në Korenë e Jugut po mbyllen përgatitjet e fundit për të nisur Lojërat Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018”, ku më 9 shkurt do të zhvillohet ceremonia e hapjes.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ka siguruar të gjithë se gjithçka është gati. “Nuk ekziston asnjë problem teknik, gjithçka është gati. Tani na ka mbetur vetëm një gjë për të bërë, të fillojmë Olimpiadën”, u shpreh Thomas Bach.

Më tej, numri 1 i olimpizmit botëror u shpreh i kënaqur që dy Koretë do të parakalojnë nën të njëjtin flamur në ceremoninë e hapjes, madje do të kenë një skuadër të përbashkët në sportin e hokejit për femra. “Për mua ku do të mbetet një moment historik dhe emocionues, duke qenë se edhe unë në të shkuarën kam garuar me dy shtete të ndryshme, për një vend të ndarë, siç ka qenë Gjermania”, ka deklaruar Bach, referuar ndarjes së Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, raporton “Telesport”.

Në fund, Thomas Bach ka dhënë edhe një mesazh tjetër për sportin rus dhe skandalin doping që ka pushtuar këtë vend, që ka sjellë edhe përjashtimin e Rusisë nga çdo event ndërkombëtar dhe olimpik. “Sportistëve të akuzuar për doping nuk do t’u lejohet të garojnë në Olimpiadë. Rregullat janë të qarta. Ata që janë lejuar janë ët pastër dhe do të garojnë si neutralë, duke firmosur një deklaratë dhe pakt me ne, të cilat do t’i monitorojmë deri në fund”, ka shtuar Bach.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka formuar Këshillin…