Klina formon Këshillin Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë

08 shkurt 2018 | 13:33

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka formuar Këshillin organizativ për shënimin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ky këshill përbëhet nga kryetari i komunës, kryesuesi i Kuvendit Komunal, nënkryetari Besim Hoti, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Skënder Merturi dhe Arben Limanaj, drejtor i Arsimit. Në këtë këshill nga një përfaqësues do ta kenë edhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe nga një përfaqësues subjektet politike që përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Klinës.

Në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qyteti i Klinës është stolisur me flamuj kombëtarë e shtetërorë, derisa janë planifikuar të mbahen aktivitete kulturore dhe sportive deri më 17 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen…