Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e 53 rrugëve lokale në Kamenicë
27 tetor 2026
| 08:19
Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë me dije se është nënshkruar kontrata e re për asfaltimin e 53 rrugëve lokale në këtë komunë, me vlerë prej afro 860 mijë eurosh.
Sipas Rahimajt, kontrata përfshin asfaltimin e gjithsej 6 mijë e 512 metrave rrugë në Kamenicë, Koretin, Petrit, Topanicë, Busavatë, Berivojcë dhe Hogosht.
Ai ka bërë të ditur se afati për realizimin e kontratës është tre vjet.
“Kanë përfunduar të gjitha procedurat administrative me sukses dhe këtë javë kemi nënshkruar një kontratë të re për asfaltim të rrugëve lokale”, ka shkruar Rahimaj.
Kryetari i Kamenicës u ka uruar punë të mbarë realizuesve të projektit, duke shprehur kënaqësinë për realizimin e tij.



