Bayerni kualifikohet në finale të Kupës

17 prill 2018 | 22:56

 

Bayern Munchen ka triumfuar në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë teksa ka mposhtur Bayer Leverkusen me rezultatin 6-2 në “BayArena”.

Ishte një ndeshje denjë për gjysmëfinalen dhe nuk munguan as rastet dhe golat. Ndeshja praktikisht filloi me avantazhin e “bavarezëve”, ishte Javi Martinez ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë të lojës, kur godet mirë topin në hyrje të zonës duke kapur të papërgatitur portierin vendas.

Vetëm gjashtë minuta më pas ishte Robert Lewandowski ai që dyfishoi rezultatin për miqtë me një gol nga pranë portës. Gjëja e mirë e kësaj sfide ishte se Bender shënoi golin e shpresës që në minutën e 16-të duke mbajtur të hapur lojën, të paktën deri në pjesën e dytë. Me të rifilluar loja Bayern shënoi dy gola të shpejtë brenda 10 minutave me Muller dhe Alcantara që vranë ndeshjen, raporton “Telesport”. Por “bavarezët” nuk ngopen me aq dhe Muller shënon sërish në minutën e 64-të dhe u duke sikur Bayer e prisnin 25 minuta të lodhshme ku rrezikonte të turpërohej. Gjithsesi vendasit ngushtojnë diferencën me golin e talentit Bailey në minutën e 72-të. Por avantazhi i katër golave rivendoset sërish me Thomas Muller në minutën e 79-të.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir ka ritheksuar sot gatishmërinë…