Dedaj nga aeroplani publikon një foto me presidentin Thaçi

07 maj 2018 | 15:29

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në legjendën e kësaj fotografie, Dedaj ka shkruar se ai po shkon për vizitë zyrtare në Kroaci, ndërsa presidenti Thaçi për vizitë në Berlin, ku do të takohet me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

“Misioni euroatlantik vazhdon…! Një fluturim blu, presidenti tutje për Bruksel dhe Berlin, ku pritet ta takojë zonjën Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë, ndërsa unë për një vizitë pune në Kroaci!’, ka shkruar Dedaj.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Organizata “Ec ma ndryshe” ka publikuar të hënën Indeksin e…