Deputetët kritikojnë MASHT-in për diskriminim

07 Shkurt 12:46

Kumrije Shala, zyrtare në Kuvend Komunal të Pejës, ka marrë nostrifikimin e diplomës brenda një dite, derisa shumë të tjerë presin me vite të tëra për nostrifikim.

Kështu ka bërë me dije, kryetarja e Komisionit për të Drejta të Njeriut dhe Barazi Gjinore, Lirije Kajtazi në mbledhjen e këtij komisioni, ku ka raportuar ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi.

“Dje e kam marr një informatë se brenda një dite i është kryer një nostrifikim. Aplikacionet që u janë drejtuar juve si ministri, prej vendeve nga vijnë diplomat, a janë të akredituara? Pse të diskriminohet komuniteti boshnjak. Nëse i kemi këto raste, të kemi një vendim të njëjtë për të gjithë”, ka thënë Kajtazi.

Ndërsa ministri Shyqyri Bytyqi, ka bërë me dije se mbetet problem zbatimi i marrëveshjes për njohjen e diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se nuk do të ketë më neglizhencë të punës dhe se nuk do të ketë më vonesa për nostrifikim të diplomave.

Por sipas tij, gjërat nuk varen vetëm nga MAShT-i, por edhe nga institucionet e tjera.

“Departamenti ynë ka pasur probleme lidhur me nostrifikimin e diplomave jo vetëm me Serbinë por edhe me vendet tjera. Nostrifikimi i diplomave me Serbinë ka pasur probleme edhe për shkaqe politike”, ka thënë ministri Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Një gol i jashtëzakonshëm, nga ata që realizohen rrallë në…