Dogana suksesshëm parandalon disa raste gjatë tentim kontrabandës

05 shkurt 2018 | 11:12

Njësitë e Doganës gjatë kësaj fundjave arritën të parandalojnë disa raste të tentimeve për të futur mallra të ndaluara.

Sipas njoftimit të Doganës, në aeroport gjatë kontrollit të udhëtarëve që fluturonin nga Zvicra, oficerët doganorë përmes skanerit kanë vërejtur që njëri prej udhëtarëve barte mjete të ndaluara për import.

Pas kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: dylbi për armë (1 copë), pranga (1 copë).

Gjithashtu në aeroport përmes një fluturimi tjetër, respektivisht nga Turqia është kapur një pistoletë tek njëri prej udhëtarëve.

“Po ashtu, oficerët doganorë kanë arritur të kapin mbi një kilogram substancë narkotike e fshehur në trupin e njërit prej udhëtarëve në pikëkalimin kufitar të Vërmicës. Gjithashtu gjatë kontrollimeve rutinore një automjet me targa të Shqipërisë është ndaluar për kontroll, në të cilin janë gjetur 1 500 euro të futura në librin e automjetit, kurse ngasësit të automjetit nën pantallona i është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila ishte e ndarë në dy paketime të mbështjella me qese. Personat dhe mallrat e zbuluara janë dorëzuar tek Policia e Kosovës për hetim të mëtejme”, është bërë me dije në njoftimin e Doganës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rexhep Qosja Më në fund ndodhi një protestë e rëndësishme.…