Dokumentet “top sekrete” të qeverisë së Australisë gjenden në një dyqan

31 Janar 21:58

Shtetet në mbarë botën kanë dokumente që i cilësojnë të fshehta. Këto dokumente ruhen në vende të ndryshme, në të cilat kanë qasje vetëm një numër i caktuar i personave.

Mirëpo, në Australi dokumente të tilla mund të gjenden edhe në dyqane mobiliesh të dorës së dytë.

Transmetuesi kombëtar i shtetit, ABC, ka gjetur qindra dokumente të fshehta në dy dollapë të mbyllur. Ato janë mobile që i përkisnin qeverisë së kaluar, dhe janë shitur më një çmim të ulët, pasi që ishin të rënda dhe nuk kishin çelës.

Këto dokumente, të cilat paraqesin punët e brendshme të pesë qeverive të ndryshme, e që ishin të fshehta për 20 vjet, dolën në dritë pasi një person i theu drynin dollapëve.

Dosjet përfshijnë një raport mbi policinë federale australiane, që ka humbur rreth 400 dosje të sigurisë kombëtare në pesë vjet, dhe një tjetër rreth asaj se si janë lënë 195 dokumente të fshehta sekrete në një zyrë të ministrisë, pasi Partia Laburiste ka humbur zgjedhjet e vitit 2013, thuhet në raportin e ABC-së.

Dokumentet gjithashtu tregojnë se si ish-kryeministri i Australisë, Tony Abott, e konsideronte të panevojshme ndihmën sociale për personat mbi moshën 30 vjeçare.

Po ashtu, shfaqet edhe debati i administratës së ish-kryeministrit John Howard për të hequr të drejtën e njerëzve për të heshtur, kur pyeten nga policia pas arrestimit, shkruan The Guardian.

Këto dhe shumë dokumente të tjera janë bërë publike për qytetarët e Australisë dhe të gjithë botës.

Mirëpo, ende ka dokumente që janë gjetur në dyqan, por që nuk janë publikuar nga ABC. /Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ndalesa e makinave sot në Prishtinë, duket se iu konvenoi…