Xi, Blinkenit: Kina dhe ShBA-ja duhet të jenë partnerë dhe jo rivalë

26 prill 2024 | 12:54

Presidenti kinez, Xi Jinping, të premten i ka thënë kryediplomatit amerikan, Antony Blinken se dy ekonomitë më të mëdha në botë duhet të jenë partnerë dhe jo rivalë.

Blinkeni, në Kinë për herë të dytë në më pak se një vit është takuar me politikanë kryesorë kinezë në kryeqytetin Pekin, ku zyrtarët amerikanë kanë thënë se ai do të ngrinte drejtpërdrejt fusha vendimtare të dallimeve, duke përfshirë Rusinë, Tajvanin dhe tregtinë.

Duke takuar Blinkeni, Xi ka thënë se të dy vendet kishin “bërë një përparim pozitiv” që kur ai është takuar me presidentin e ShBA-së, Joe Biden vitin e kaluar, sipas transmetuesit shtetëror “CCTV”.

“Të dy vendet duhet të jenë partnerë, jo rivalë”, ka thënë Xi.

“Ka ende një sërë çështjesh që duhet të zgjidhen dhe ka ende vend për përpjekje të mëtejshme”.

“Shpresojmë që ShBA-ja gjithashtu mund të ketë një pikëpamje pozitive për zhvillimin e Kinës”.

“Kur të zgjidhet ky problem themelor… marrëdhëniet vërtet mund të stabilizohen, të përmirësohen dhe të ecin përpara”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…