Drejtori i GIZ-it dekorohet me Medaljen Presidenciale Jubilare

20 prill 2018 | 15:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim lamtumirës e ka dekoruar drejtorin e Zyrës së Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim (GIZ), James Macbeth Forbes, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, për kontributin e tij në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar atë dhe gjithë punëtorët e GIZ-it për punën dhe kontributin që kanë dhënë në një periudhë shumë të rëndësishme të shtetndërtimit tonë.

“Kontributi juaj dhe i gjithë punëtorëve të GIZ-it ka qenë shumë i rëndësishëm për forcimin e shtetndërtimit në Kosovë. GIZ-i ka ndarë shumë mjete financiare dhe ekspertizë profesionale, duke ndihmuar në forcimin e të gjitha fushave të rëndësishme për shtetin e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa drejtori i GIZ-it, James Macbeth Forbes, është shprehur falënderues për dekoratën, që sipas tij, i dedikohet të gjithë bashkëpunëtorëve të GIZ-it, që tash e shumë vite kanë punuar për jetësimin e projekteve të ndryshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” ashtu si në vitet e…