Drita dhe Prishtina nuk gabojnë, vazhdon gara për titull

29 prill 2018 | 18:01

Drita ka shënuar fitore të vështir ndaj Feronikelit 3-1, për të ruajtur pozitën e parë në renditjen tabelore.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Drenasi, me golin e shënuar nga Mendurim Hoti (30), por vendasit barazuan në pjesën e dytë nëpërmjet Bujar Shabanit. Drita në minutat e fundit shënoi edhe dy gola, fillimisht Fidan Gërbeshit nga penalltia realizoi për 2-1, kurse rezultatin final e vulosi Leutrim Kryeziu.

Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 3-2, kurse Vëllaznimi dhe Besa ndanë pikët duke luajtur baras 0-0. Baras luajtën edhe Trepça ’89 dhe Flamurtari (0-0).

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa nga Brazili vjen lajmi se Neymar është gati të…