>

Dukolli i kënaqur me punën e instituteve të mjekësisë në Obiliq dhe Gjakovë

02 mars 17:37

Këshilli Nacional për Shëndet dhe Siguri  në Punë, i cili kryesohet nga zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qerkin Dukolli, me bashkëpunëtorët ka vizituar të premten Institutin e Mjekësisë së Punës në Obiliq dhe Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë.

Në këtë vizitë me karakter njohës, zëvendësministri Dukolli është pritur nga drejtori i Institutit në Obiliq, dr. Rexhep Kaqurri dhe dr. Luan Nagavci, drejtor i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë.

Zëvendësministri Dukolli, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit Nacional për Shëndet dhe Siguri në Punë,  është njoftuar nga afër me punën, kushtet dhe shërbimet që ofrojnë institutet e mjekësisë së punës në Obiliq dhe Gjakovë.

Ai është shprehur i kënaqur me punën, shërbimet dhe produktet që këto dy institute ofrojnë për qytetarët.

Me këtë rast, ai ka thënë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të jetë çdo here afër dhe e gatshme që të ndihmojë këto institucione, të cilat janë shumë të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve të specializuara për të punësuarit e sektorit publik dhe atij privat.

Drejtuesit e këtyre instituteve, dr. Kaqurri dhe dr. Nagavci kanë falënderuar zëvendësministrin Dukolli për vizitën dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahjen institucionale për institucionet e mjekësisë së punës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana është rikthyer në…