Emery flet si trajner i Arsenalit

23 maj 2018 | 11:41

Trajneri Unai Emery edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Arsenalit. Lajmin e ka konfirmuar skuadra angleze nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Emery që e zëvendëson legjendën Arsene Weneger, ka nënshkruar për tre vite dhe do të përfitojë të paktën 15 milionë paund në total.

“Jam shumë i emocionuar që iu bashkova një klubi të madh. Arsenali njihet dhe dashurohet në të gjithë botën për stilin e lojës, menaxhimin e talenteve të futbollit, stadiumin fantastik dhe vazhdimësinë e klubit”, ka thënë Emery.  “Jam i emocionuar për mundësinë që po më jepet për një kapitull të ri në historinë e Arsenalit . Kam takuar me Stan dhe Josh Kroenke dhe është e qartë se ata kanë ambicie të mëdha”, ka shtuar ai.

Unai Emery e ka drejtuar edhe Valencian, Sevillan dhe PSG-në.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas do…