Emery: Mund ta përmbysim rezultatin në Paris

15 shkurt 2018 | 15:39

PSG-ja është mposhtur nga Real Madridi me rezultat 3-1, por trajneri Unai Emery është optimist se ekipi i tij mund ta përmbysë disavantazhin e dy golave në ndeshjen e kthimit.

“Ekipi im luajti ndeshje të mirë, është një rezultat i ashpër për ta marrë. Futbollistët luajtën me personalitet, ndoshta na mungoi finalizimi. Mendoj se merituam rezultat më të mirë për performancën tonë, ndeshja u vendos nga detaje të vogla. Po mendoj për shanset që kemi në vendin tonë para fansave tonë. Kemi shansin ta përmbysim rezultatin. Momentalisht jam optimist për ndeshjen e dytë. Rezultati është 3 me 1, por lojën që bëmë nuk e reflekton rezultatin”, ka thënë Emery.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman përmes një deklarate për…